Në samitin BE-Ballkani Perëndimor, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur shqetësimin se në procesin e zgjerimit, Bashkimi Evropian po i bën “padrejtësi” Kosovës. Sipas saj, disa shtete anëtare të BE-së po bëjnë lëshime ndaj Serbisë, në lidhje me agresionin që ka shfaqur në veri të Kosovës.
“Ka një tendencë në BE nga disa shtete që Kosova të vazhdojë të dënohet, ndërsa Serbia po trajtohet më lehtë”, deklaroi Osmani gjatë qëndrimit të saj në Bruksel.
Megjithatë, Presidentja e Kosovës theksoi se takimet e tilla janë mundësi e shkëlqyer për të avancuar perspektivën evropiane të rajonit.