Ballina Politika RINDERTIMI/ Igli Cara publikon kontratën dhe deklaron se fituesit janë të njëjtët,...

RINDERTIMI/ Igli Cara publikon kontratën dhe deklaron se fituesit janë të njëjtët, miq e patronazhistë të Ramës, Sakos e Rilindjes, që tanimë ndodhet në zgrip

100
0

Demokrati Igli Cara që duket se mbeti një nga zërat e pakët denoncues nga Durrësi ndaj pushtetit të Ramës ka publikuar një kontratë që sipas tij tregon qartë thelbin e procesit të rindërtimit. Pa hyrë në detaje të kontratës Cara shprehet se kjo është vetëm një nga të gjitha kontratat që janë lidhur nga bashkia Durrës. Sipas tij kontrata në fjalë tregon qartë se si shpallen fituesit me 99.7 përqind të fondit limit. Igli Cara shprehet se kontrata që po publikon nuk është e vetmja në llojin e saj por ë shoqërohet nga shumë të tjera që shkojnë në kufijtë e mbi 99 përqind të fondit limit. Sipas tij kjo nuk është aspak rastësi aq më shumë që qëllimi primarë ka qenë dhe mbetet grabitja e fondëve publike me cdo mënyrë. Por përvec abuzimit me shpalljene  fituesve me fondin limit Cara ka hedhur edhe akuzën tjetër se fituesit janë të njëjtët, miq e patronazhistë të Ramës, Sakos e Rilindjes, që tanimë ndodhet në zgrip! Sipas tijë kur realizoheshin nga institucione jo qeveritare vlerat e objekteve arsimore ishin 2-3 herë më të ulëta. Sipas demokratit Cara arsyet tashmë janë të qarta përse nuk pranuan Komision hetimor parlamentar, por as bashkiak për rindërtimin: edhe pas 5 vitesh pas tërmetit nuk kanë të ngopur!

Postimi i plotë:

Kjo kontratë tregon thelbin e proçesit të Rindërtimit!Fitues me 99.7% të fondit limit!!! Nuk është e vetmja në llojin e saj! Në të kundërt, pothuaj të gjitha kontratat janë me mbi 99 % të fondit limit. Asnjë rastësi!  Qëllimi primar mbetet grabitja e fondeve publike me çdo mënyrë. Pa dyshim si gjithmonë fituesit janë të njëjtët, miq e patronazhistë të Ramës, Sakos e Rilindjes, që tanimë ndodhet në zgrip!  Pa llogaritur që kur realizoheshin nga institucione jo qeveritare vlerat e objekteve arsimore ishin 2-3 herë më të ulëta. Edhe 5 vite pas tërmetit nuk kanë të ngopur! Nuk pranuan Komision Hetimor parlamentar, por as bashkiak për Rindërtimin. Arsyet tashmë janë të qarta për këdo!