Ballina Rajoni SHBA sanksionon individë dhe kompani të lidhura me Dodikun, ja arsyeja

SHBA sanksionon individë dhe kompani të lidhura me Dodikun, ja arsyeja

8
0

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar tre individë dhe katër kompani të lidhura me Milorad Dodik, presidentin e Republikës Serbe, për mundësimin e përpjekjeve të tij dhe të familjes për të shmangur sanksionet amerikane. Ky veprim, i cili u njoftua nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), përfshin gjithashtu sanksionimin e Stasha Kosharacit, një politikan nga Bosnja dhe Hercegovina, që njihet si mbështetës i korrupsionit dhe agjendës destabilizuese të Dodikut.

Dodik, i cili ka qenë i sanksionuar nga SHBA që nga 17 korriku 2017 për pengim të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, ka përdorur pozitat e tij zyrtare për të pasuruar veten dhe familjen e tij, duke manipuluar me strukturat e menaxhimit të kompanive të sanksionuara dhe duke i regjistruar ato me emra të rinj. Ky korrupsion ka minuar besimin në institucionet shtetërore të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe ka dëmtuar sundimin e ligjit.

DASH-i ka theksuar se veprimi i sotëm tregon përpjekjet e mëtejshme të familjes Dodik për të anashkaluar sanksionet amerikane dhe për të realizuar qëllime të destabilizueshme në Bosnjë dhe Herzegovinë. Po ashtu, Shtetet e Bashkuara kanë theksuar se do të vazhdojnë të targetojnë ata që lehtësojnë korrupsionin e Dodikut dhe kontribuojnë në aktivitete që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Ky është veprimi i katërt i tillë për vitin 2024, ku SHBA-të kanë sanksionuar individë dhe kompani që mbështesin aktivitetet e Millorad Dodik dhe familjes së tij. Për shkak të qëndrimeve të tij pro-ruse dhe tentativave për shkëputjen e Republikës Serbe nga Bosnja, Dodik mbështetet në Rusinë, e cila gjithashtu është akuzuar për tentativat e saj për të destabilizuar Bosnjën dhe Ballkanin, duke larguar vëmendjen nga lufta në Ukrainë.