Një sherr mes kunetërish ka shpërthur pas vdekje së vjehrrës së tyre, se cili do të marrë përgjegjësinë për të paguar shpenzimet e varrimit të së ndjerës. Ngjarja ka ndodhur ne Leçe të Italisë, mes dy burrave në moshë 54-vjeçare. Gjatë debatit, që ka ndodhur në rrugë, ata janë përballur me njëri-tjetrin të armatosur me shkopinj dhe thika.
Vetëm ndërhyrja e policisë i qetësoi gjërat dhe të dy ata u denoncuan për armëmbajtje pa leje. Sipas mediave italiane, shkak i sherrit në përveç shpenzimeve për varrimin e vjehrrës, është bërë edhe pakënaqësia për ndarjen e trashëgimisë. Britmat, kërcënimet dhe ofendimet tërhoqën vëmendjen e kalimtarëve, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë. Policia ndërhyri menjëherë dhe i ndau burrat përpara se përleshja të kthehej në një tragjedi.