Në Luiziana të SHBA-ve është konfirmuar rasti i parë i infektimit me gripin e shpendëve H5N1. Rasti u regjistrua të premten, dhe pacienti është shtruar në spital në gjendje të rëndë. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ky është një rast sporadik i një infeksioni të rëndë te njerëzit, që lidhet me shpendët e oborrit, jo-komercialë.
CDC ka deklaruar se një rast i tillë nuk është i papritur, duke marrë parasysh se raste të ngjashme janë raportuar në shtete të tjera gjatë viteve të fundit, përfshirë edhe raste fatale. Sipas CDC-së, të dhënat e gjenomit viral nga pacienti tregojnë se virusi i përket gjenotipit D1.1, i cili ka shpërthyer kohët e fundit tek shpendët e egër dhe shpendët shtëpiakë në Shtetet e Bashkuara, si dhe ka ndodhur te disa individë në Kolumbinë Britanike, Kanada dhe shtetin e Washingtonit.
Ky gjenotip është ndryshe nga ai që është zbuluar tek lopët e qumështit (B3.13). Megjithatë, CDC ka vlerësuar se rreziku për shëndetin publik mbetet i ulët, pavarësisht kësaj situate.