SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen Toyota Auris. Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka akuzohet për veprën penale “korrupsion” dhe “ushtrimi ndikimi të paligjshëm”. Gazetarja Klodiana Lala raporton se zyrtarja Erjona Daupaj akuzohet për korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe zbulim të akteve sekrete.
Radovan Cela akuzohet për korrupsion aktiv dhe ushtrimi ndikimi të paligjshëm. Astrit Vlasi është vënë nën akuzë për korrupsion aktiv. Avokatët pritet të bëjnë kundërshtimin e akuzave brenda afatit 10-ditor.