Ballina Sport Vogëlushi e realizoi ëndrrën, i bëri 11 mijë kilometra për ta takuar...

Vogëlushi e realizoi ëndrrën, i bëri 11 mijë kilometra për ta takuar sulmuesin shqiptar

12
0

Tifozët janë në gjendje të bëjnë shumë sakrifica vetëm për t’i parë idhujt e tyre të futbollit.

E diçka të tillë bëri edhe një vogëlush.

Tifozi i ri i Granadas, Santiago ka bërë rrugë plot 11 mijë kilometra e gjysmë për ta parë lojtarin e tij të preferuar, Myrto Uzuni.

Dhe, vogëlushi që udhëtoi nga Argjentina drejt Spanjës, e realizoi ëndrrën e tij për ta parë nga afër futbollistin shqiptar, i cili po shkëlqen në fanellën e ekipit nga liga e dytë spanjolle.

Përfaqësuesi shqiptar ia dha mundësinë e takimit tifozit të tij të ri, i cili gjatë lojës e shfaqi një pankartë ku shkruante:

“Kam udhëtuar 11.609 kilometra për të të parë”, shkroi tifozi i ri argjentinas, i cili udhëtoi nga Tucuman në Los Carmenes për ta realizuar ëndrrën e tij.

Uzuni është duke e kaluar një formë të jashtëzakonshme dhe i ka realizuar 14 gola në këtë sezon.