Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ku rezluton se janë 1,586,659 banorë.
Bazuar në rezultatet e publikuara, krahasuar me vitin 2011, kur është bërë regjistrimi paraprak, ka një rritje prej 21.5 për qind në numrin e ndërtesave, banesave dhe shtëpive.
“Numri i banesave të përgjithshme po ashtu është rritur shumë, krahasuar me vitin 2011, për 41 për qind, po ashtu dhe numri i banesave të zakonshme është rritur për 35 për qind. Kjo lë të kuptohet se ndërtimi në Kosovë, gjatë kësaj periudhe ka pasur një rritje masive”, tha kreu ASK-së, Avni Katrati, gjatë prezantimit të të dhënave