Ballina Europë Frika nga agresioni rus, një shtet evropian do t’u mësojë fëmijëve në...

Frika nga agresioni rus, një shtet evropian do t’u mësojë fëmijëve në shkollë si të përdorin armët e zjarrit

0
72

Në Poloni, fëmijët nga mosha 13 vjeç e lart janë të detyruar të bëjnë stërvitje me armë zjarri si pjesë e kurikulës shkollore. Sipas zyrtarëve, ky vendim dramatik është marrë për shkak të “frikës nga sulmet e mundshme nga Rusia”. Stërvitjet do të realizohen nën mbikëqyrjen e të rriturve, duke përdorur armë simuluese dhe jo plumba.

Ewa Golinska, drejtoreshë e shkollës fillore ‘Nicolaus Copernicus’ në veri të Polonisë, theksoi se montimi dhe çmontimi i armëve është bërë pjesë e lëndëve të detyrueshme në shkollat polake.

Nxënësit e një shkolle polake u shprehën se mësimi me armë ishte “zbavitës”. Mijëra shkolla në Poloni po përgatisin të marrin armë stërvitore me lazer. Edhe pse ka shqetësime për kulturën e armëve, Polonia është një nga vendet me ligjet më të lehta për armët në Bashkimin Evropian, duke i lejuar ato për gjueti, sporte apo koleksione. Civilët gjithashtu mund të marrin leje për armë për vetëmbrojtje.