Ballina Politika “Jeni terroristë mjedisorë!”, Zhupa-Kumbaros: Keni dhënë 5.8 mln tokë për investitorët strategjikë,...

“Jeni terroristë mjedisorë!”, Zhupa-Kumbaros: Keni dhënë 5.8 mln tokë për investitorët strategjikë, tani synoni zonat e mbrojtura

8
0

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka kërkuar sot një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, për zbatimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Zhupa u shpreh se mazhoranca ka dhënë 5.8 mln tokë për investitorët strategjikë, ndërsa tashmë synon dhënien edhe të zonave të mbrojtura.

“5.8 mln tokë për investitorët strategjikë, ju jeni terroristë mjedisorë. Pasi keni mbaruar të gjithë tokën që mund të jepnit, tani keni programuar të hyni në zonat e mbrojtura.
Propozimi është që jo vetëm të zgjatet afati, por të jepen në përdorim edhe brigjet e deteve, lumenjve e liqeneve për stacione plazhi. Pasi morët tokën, merrni edhe detit, edhe ajrin dhe jetën e shkatërrojeni këtë vend”, 
tha ajo.