Ballina Kronika Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër

Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër

16
0

Një 36-vjeçar në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 21”.

Në bashkëpunim me homologët spanjollë, i riu Spartak Suca u lokalizua dhe u arrestua në qytetin e Shkodrës. Ai ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle për akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjykata e Tarragonas, Spanjë, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

I akuzuar në Spanjë, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin, 36-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me homologët e Policisë spanjolle, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 21”, u lokalizua në Shkodër, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Spartak Suca 36 vjeç, i lindur në Shkodër.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Tarragonas i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale”, njofton policia.

Pas arrestimit, Interpol Tirana po bashkëpunon ngushtë me Interpol Madridin për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 36-vjeçarit drejt Spanjës, ku ai do të përballet me drejtësinë.