Ballina Politika Përplasja me Nokën në Kuvend, flet Agron Shehaj: Kisha një raport me...

Përplasja me Nokën në Kuvend, flet Agron Shehaj: Kisha një raport me PD por fatkeqësisht u prish, rrugët tona ndahen!

0
7

Deputeti demokrat Flamur Noka u përplas sot në Kuvend me kryetarin e partisë Mundësia, Agron Shehaj, pasi ky i fundit bllokoi foltoren.

Lidhur me këtë përplasje foli jashtë parlamentit Agron Shehaj.

Ai u shpreh i revoltuar për mënyrës se si e shtyu Noka, ndërsa tha se raportet e tij me PD prishen që nga sot, për shkak se ai nuk u lejua të bënte opozitë në Kuvend nga një përfaqësues i opozitës.

Shehaj: Banda e Shqipërisë e lejoi këtë në kuvend. Lejoi që një deputet te dhunohej brenda ambienteve të Kuvendit. Kur bën një opozite të vërtetë kur flet për vjegdjet e Ramës dhe oligarkëve të gjithë bëjnë bashkë për të penguar që kjo gjë të ndodhi. Doja të flisja për vjedhjet që i janë bërë shqiptarëve.

Kisha një raport me PD që fatkeqësisht u prish, mesa duhet nuk ishin dakord që unë të bëja opozitë të vërtetë.  Doja të flisja për aferën 1.3 mld euro është një pjesë e madhe e buxhetit.…qartësisht që rrugët tona ndahen.