Nga Namir Lapardhaja
Turp i madh në seancën e sotme. Deputetë të kastruar dhe pa kurrfarë kurajoje politike, paskan nxjerr nga barku ato që nuk mban më bardhaku.
Një palë akuzon palën tjetër se po përdoret nga Veliaj kundër Ballukut, ndërsa pala tjetër akuzon se po përdoren nga Balluku për protesta përpara bashkisë së Tiranës.
Më turp nuk ka ku të shkojë! Njëjtë si Byroja Politike dikur që kur shenjonte dikë si armik, nuk linte gjë pa i thënë e nuk linte aluzion pa ngritur e pa thurrur.
Këta janë turp i parlamentarizmit dhe i demokratëve. Këta jo vetëm që nuk e meritojnë kurrën e kurrës të vijnë në pushtet, por këta duhen mbajtur larg miliona kilometra nga pushteti, sepse dëmi që mund të shkaktojnë do jetë ku e ku më i madh se korrupsioni i Ballukut dhe i Veliajt marrë së bashku.
Ndaj duhet një opozitë e distancuar në mënyrë higjienike nga ky poshtërim që i bëri Berisha PD-së dhe deputetëve të saj, duke i futur në këto skuta dhe duke i bërë pjesë të pazareve të mazhorancës.
Pastaj akuzojnë Edi Ramën që ka kapur drejtësinë! Edi Rama paska kapur grupin parlamentar të PD-së, ca nëpërmjet Ballukut dhe të tjerë nëpërmjet Veliajt.