Ballina Politika SHBA kërkon zgjatjen e mandatit për prokurorët e SPAK, Kasanof: Lufta ndaj...

SHBA kërkon zgjatjen e mandatit për prokurorët e SPAK, Kasanof: Lufta ndaj korrupsionit të vijojë pa ndërprerje

11
0

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof, me rastin e 5-vjetorit të krijimit të SPAK është shprehur se SHBA rekomandon zgjatjen e mandatit të Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

Aleksandër Kasanof: Pavarësia e SPAK merret vendimtare dhe është kthyer në institucionin më të besuar në Shqipëri.

Institucionet ndërkombëtare kërkojnë ekspertizën e SPAK për të luftuar krimin e organizuar shqiptar në vendet e tyre….

Për t’u siguruar që SPAK-u do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, ne besojmë se prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual.