Azgan Haklaj komentoi bilancin 5-vjeçar të SPAK, ku u shpreh për përballjen e këtij institucioni me oligarkinë, krimin dhe mafian ndërkombëtare.
Më tej solli rastin e pronarit të Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu që po hetohet në Prishtinë për pastrim parash dhe falsifikimi dokumentash, ndërsa shtoi se është ortak me Shkëlzen Berishën.
‘Çdo përvjetor ka bilanc. Bilanc i suksesshëm i SPAK. Ka kthyer shpresën e funksionimit të shtetit të drejtës, goditjes ndaj oligarkisë, krimit. SPAK është përballë trinomi oligarki, mafia ndërkonmbëtare, krim i organizuar. Nën akuzë Klodjan Allajbeu nga Prokuroria Speciale e Prishtinës, për pastrim parash dhe falsifikim, pronari i Spitalit Amerikan në Tiranë, Prishtinë, Shkup. Bashkë me Ekrem Luka. Ortaku i Shkëlzen Berisha, sy peshka.