Deputetja demokrate Ina Zhupa e ka cilësuar arsimin në Shqipëri si të mjerueshëm. Gjatë një fjalimi në Kuvend, Zhupa theksoi se mungesa e teknologjisë është një nga problematikat më të mëdha që përballen shkollat, nxënësit dhe mësuesit.
Ajo paraqiti shifra shqetësuese, duke thënë se vetëm 70% e shkollave në Shqipëri kanë kompjutera, ndërsa pjesa tjetër nuk disponojnë asnjë. Po ashtu, sipas Zhupës, vetëm 5% e shkollave kanë lidhje Wi-Fi.
Sipas Zhupës, arsimi sot Shqipëri në lidhje me teknologjinë, është i prapambetur në krahasim me rajonin.
Në përmbyllje të fjalës së saj, deputetja demokrate kërkoi dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, duke e cilësuar si aktin e saj të vetëm që mund të duartrokitet nga opozita.
“70% e shkollave, për të qenë korrekte 71,5 % e shkollave kanë kompjuter dhe pjesa tjetër nuk ka kompjuter. Nga kjo 70% që ka, 46% e saj ka lidhje interneti, ndërsa pjesa tjetër nuk ka lidhje interneti. Arsimi sot edhe në teknologji është në ditën e tij më të zezë. Edhe në teknologji është i prapambetur në krahasim me rajonin’, tha Zhupa.