GJKKO ka rrëzuar ankimimin e Ajola Xoxës kundër sekuestrimit të telefonit nga agjentët e BKH. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Avokati i Ajola Xoxës ankimoi kontrollet e SPAK, duke pretenduar se janë bërë në shkelje të ligjit procedurial për mungesë shkaku të ligjshëm.
Ndërkohë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim disa ditë më parë mbi hetimet e SPAK theksoi se agjentët e BKH-së kishin trokitur në derën e banesës së tij pa një vendim gjyqësor. Veliaj tha se SPAK po ushtronte hetim pasuror ndaj tij dhe familjarëve. Ndërsa Ajola Xoxës iu sekuestrua telefoni në 6 dhjetor 2024.