Ballina Kosovë Haradinaj nuk kursen Kurtin para Ramës: Ka axhendë ruse e serbe! Marrëdhëniet...

Haradinaj nuk kursen Kurtin para Ramës: Ka axhendë ruse e serbe! Marrëdhëniet me Shqipërinë gati sa nuk prekën fundin

16
0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur me tone të ashpra ndaj Albin Kurtit në mbledhjen e përbahskët te dy Kuvendeve. Haradinaj tha se Kurti ka axhendë ruse e serbe.

Kryeministri ka shkuar deri aty sa ka e ka quajtur sekretarin Blinken naiv, prandaj jemi aty ku jemi. Vargu i dështimeve është i gjatë, vështirë e kemi të gjejmë një veprim të hajrit, çdo veprim i Kurtit është në përputhje të plotë me axhendën e Rusisë e Serbisë. Për të qenë i hapur me ju, Rama e Spiropali, marrëdhëniet me Shqipërinë në këto 4 vjet gati sa nuk e kanë prekur fundin dhe të gjithë në sallë e dinë shkakun. Të mira janë mbledhjet tona vëllazërore, edhe pse jo të hijshme në prag të zgjedhjeve. Me Shqipërinë është ndryshe, se vëllau te vëllau shkon e vjen kurdo. Çdo herë është ndjenjë e mirë të jemi bashkë. Shqipëria ka bërë kujdes se nuk është përzier në fushatat tona të brendshme zgjedhore, kërkoj ndihmën e Shqipërisë për anëtarësimin, jo përmes partneritetit me paqe, por përmes planit aksional të anëtarësimit.