Ballina Kosovë Vetëvritet me armë zjarri gruaja shtatzënë, ja për çfarë dyshohet

Vetëvritet me armë zjarri gruaja shtatzënë, ja për çfarë dyshohet

72
0

I jep fund jetës me armë zjarri 34-vjeçarja Dragana Stankoviç. Mediat raportojnë se gruaja ishte edhe 4 muajshe shtatzënë.

E ndjera e cila për motive akoma të panjohura, qëlloi veten me armë brenda shtëpisë, pas mesnatës.

Pas ekzaminimeve nga ana e mjekëve janë vërejtur hematome në trupin e të ndjerës.

Bashkëshorti i saj e ka njoftuar Policinë dhe ekipin mjekësor se bashkëshortja e tij ishte në pritje të ëmbël, në muajin e katërt të shtatzënisë.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se pranë trupit të viktimës është gjetur një pistoletë.