Në Tiranë, policia ka zbuluar një qendër masazhesh, ku dyshohet se ushtrohej prostitucion.
Në pranga ka rënë një 19-vjeçar, që administronte qendrën, teksa në hetim janë dy shtetase të huaja.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasin A.L, 19 vjeç, si dhe referuan materialet për dy shtetase 24 e 19 vjeçe, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, dyshohet se qendra e masazhit në administrim të shtetasit A.L, përdorej dhe për ushtrimin e prostitucionit.”, njofton policia.