Ballina Politika PD akuzon Gonxhen për shkelje të ligjit të Prokurimeve dhe tendera të...

PD akuzon Gonxhen për shkelje të ligjit të Prokurimeve dhe tendera të paracaktuar për miqtë: U ka dhënë miliona euro..

40
0

Partia Demokratike akuzoi ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe se iu ka dhënë miliona euro tendera të paracaktuar për miqtë e tij. Zëdhënësja për antikorrupsioni në PD, Genta Vangjeli, denoncoi se Blendi Gonxhe me anë të shoqëriasë aksionere në varësi të tij, Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, ka shkelur ligjin e prokurimeve publike.
Partia Demokratike akuzoi ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe se ka zhvilluar tendera të paracaktuar për miqtë e tij. Në një deklaratë për mediat, Zëdhënësja për antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli denoncoi se si Gonxhe me anë të shoqëriasë aksionere në varësi të tij, Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, ka shkelur ligjin e prokurimeve publike.

Vangjeli u shpreh se operatorët që janë shpalluir fitues janë familjar të deputetit socialist Xhemal Qefalia dhe kompanitë e familjes së Shemsi Sinanit të dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë me 4 vite burg për korrupsion me tenderat pikërisht lidhur me drejtorinë e burgjeve.