Ballina Aktualitet “20% e popullatës ka krijuar varësi nga rrjetet sociale”/ Statistikat shqetësuese, psikologët:...

“20% e popullatës ka krijuar varësi nga rrjetet sociale”/ Statistikat shqetësuese, psikologët: Fëmijët sakrifikojnë gjumin për TikTok-un

7
0

Psikologët klinikë thonë se 20% e popullatës botërore vuan tashmë nga varësia e rrjeteve sociale, sipas tyre kjo shifër pritet të rritet.

Psikologët pohojnë gjithashtu se varësia nga rrjetet sociale është e njëjtë me varësinë nga alkooli dhe droga.

“Në vendin tonë mund të jetë më e theksuar se 20% sepse nuk deklarohen rastet. Njerëzit nuk i referojnë rastet por edhe nuk e kuptojnë që kanë varësi nga rrjetet sociale. Nuk kanë arritur ende që të ndërgjegjësohen, kështu që mund të jemi në shifra edhe më të larta. Shpenzimi i kohës në rrjete sociale është shumë i lartë. Fëmijët mund të qëndrojnë nga 9-13 orë në rrjete sociale. Fëmijë apo adoleshentë dhe të rinj që marrin nga orët e gjumit për të lundruar në rrjetet sociale. Prindërit sjellin fëmijët sepse kanë rënie në mësime, prindërit na referojnë që kanë mungesa përqëndrimi. Faktori kryesor i mungesës së përqëndrimit është qëndrimi shumë i lartë në rrjetet sociale.

Në TikTok dhe Snapchat, shumë pak në Instagram. Nëse zgjidhja është drastike, të mbyllim rrjetet sociale, unë vlerësoj se nuk është kjo zgjidhja e duhur. Zgjidhja është edukimi, mund të merren masa të përkohshme, por nëse popullata nuk edukohet të dijë si ta përdori, do të kemi po këto problematika. Do heqim TikTok-un, do të na dalë një platformë tjetër“, shpjegon psikologja Valbona Treska.