Ballina Ekonomia Buxheti mbledh më shumë para – Shpenzimet janë 88.1% e planit për...

Buxheti mbledh më shumë para – Shpenzimet janë 88.1% e planit për janar-nëntor 2024

8
0

Ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve për periudhën janar-nëntor 2024 janë të konsoliduara sipas Ministrisë së Financave duke u krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën rreth 60.5 miliardë lekë më shumë.

Duke i ndare në zëra, të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, në këtë periudhe janë mbledhur 31.6 miliardë lekë.

Të ardhurat nga TVSH në import për 11-mujorin rezultojnë 5.2% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë,  nga akciza te ardhurat janë realizuar në masën 57.8 miliardë lekë, ose 9.1% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 99.2% të planit të 11-mujorit të vitit 2024 për Tatimin mbi Fitimin.

Ndërsa tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 60.1 miliardë lekë ose 13.6% më shumë se 11-mujori 2023.

Taksat nacionale, për periudhën 11-mujore 2024 u realizuan 20.8% më shumë se 11-mujori 2023. Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura janë 15% më shumë se 11-mujori 2023, si dhe realizim në masën 101.4% të planit për 11-mujorin 2024.

Ndërkohë që shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 11 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 575.3 miliardë lekë me një realizim në masën 88.1% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 4.8% më i lartë.

Shpenzimet korente për periudhën 11 mujore të vitit 2024, rezultuan në rreth 512.5 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 7.9% më i lartë se një vit më parë.