Ballina Politika Himarë, hipotekohen shtëpitë e trashëguara, Rama garanton: Do japim dhe AMTP-të! Parkim...

Himarë, hipotekohen shtëpitë e trashëguara, Rama garanton: Do japim dhe AMTP-të! Parkim nëntokësor tek Fusha e Sportit, ndërhyjmë në Borsh

8
0

Banorët e Himarës tashmë kanë në dorë titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat Kadastrale, duke përmbyllur kështu zotimin që u dha nga qeveria gjatë fushatës elektorale të kryebashkiakut Vangjel Tavo.

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot në Himarë për të shpërndarë titujt ndërsa premtoi se procesi do të vijojë me dhënien e AMTP-ve, Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi.

Me hipotekimin e të gjithë shtëpive të trashëguara ecim përpara me një ritëm tjetër të procesit të dhënies së titujve të pronësisë mbi tokën, do të rrisim edhe më shumë energjinë e të gjithë territorit të bashkisë e të krijojmë premisa më të forta për të pasur një zhvillim gjithëpërfshirës…..  Duke vijuar me dhënien e këtyre dokumenteve të shumëpritur të shtëpisë më lejoni t’ju garantoj se ashtu siç bëmë realitet së bashku me kryetarin e bashkisë përmbylljen e këtij procesi, do të bëjmë realitet përmbylljen e procesit të AMTP-ve.

Gjatë fjalës së tij, Rama njoftoi dhe për projektet që do të transformojnë Himarën.

“Po diskutojmë për një projekt të madh për një parkim të madh nëntokësor tek fusha e sportit, ku do mund të akomodohen shumë mjete. Ndërkohë fusha do të jetë po aty mbi parkimin. Kemi në plan të bëjmë një ndërhyrje shumë të bukur në qendrën e Himarës, ku është çudi e madhe por që mund të bëhet një qendër shumë e bukur për të bërë që dhe brenda qyteti të jetë i vizitueshëm e të ketë më shumë ekonomi në kohën e sezonit turistik, gjë që sot është shumë e vështirë për vetë faktin se vetëm trafik ka e bllokime pasi qendra është jashtë cdo standardi e pamjeje për një qytet që ka marrë kaq shumë emër e tërheq shumë vizitorë.”, tha Rama, i  cili paralajmëroi dhe ndërhyrje në qendër të Himarës.