Ballina Politika “Kush janë këta të TikTok që duan sqarime urgjente?”, Braçe: Sillni variantin...

“Kush janë këta të TikTok që duan sqarime urgjente?”, Braçe: Sillni variantin kinez nëse doni…

11
0

Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar lidhur me qëndrimin e kompanisë kineze për vendimin e qeverisë shqiptare për të mbyllur TikTok për një vit.

Në një reagim me email që kjo kompani i ka drejtuar ‘Associated Press’ kompania thotë se do të kërkojë sqarime urgjente nga qeveria shqiptare lidhur me këtë qëndrim.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe e quan të drejtë vendimin e qeverisë duke argumentuar se ndryshe nga algoritmet që kjo kompani ofron në plaftormën e tyre në Kinë, algoritmet në Shqipëri promovojnë dhunë e bullizim.

“TikTok do “sqarime urgjente”?? Kush janë këta? Dëgjoni kënget tuaja kuruese, qetësohuni dhe po deshët sillni variantin kinez të tik tokut tuaj!!

Kjo arma që keni hedhur edhe këtu, thjesht asgjësohet!!”, shkruan Braçe.