Këngëtarja shqiptare, Loredana Zefi i ka dhënë fund beqarisë dhe ka kurorëzuar dashurinë e saj me futbollistin gjerman, Karim Adeyemi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto me bashkëshortin e saj, duke treguar duar me unazat e martesës. “02.10.2024 Përgjithmonë,” shkruan Loredana.
Një vit më parë, ajo konfirmoi lidhjen me Adejemin, i cili është 6 vjet më i ri se ajo. Çifti ka qenë aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga përditshmëria e tyre, përfshirë edhe çaste nga ndeshjet e futbollistit. Loredana ka qenë më parë në një lidhje me këngëtarin shqiptar Mozzik (Gramoz Aliu), me të cilin ka një vajzë, Hanën.