Ballina Europë Marrëveshja për emigrantët, Meloni mbledh nesër qeverinë: Më duket se Kasacioni na...

Marrëveshja për emigrantët, Meloni mbledh nesër qeverinë: Më duket se Kasacioni na ka dhënë të drejtë

55
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, njoftoi se do të mbledhë nesër qeverinë mbi marrëveshjen me Shqipërinë për të vendosur se si do të veprohet më tej.

“Më duket se Gjykata e Kasacionit i ka dhënë të drejtë qeverisë. Është e drejta e qeverive të vendosin për vendet e sigurta, ndërsa gjyqtarët mund të ndërhyjnë vetëm në raste specifike dhe jo të kundërshtojnë rregullat në tërësi,” deklaroi Meloni.

Ajo njoftoi gjithashtu se të nesërmen do të zhvillohet një takim mbi marrëveshjen me Shqipërinë për të vendosur se si do të veprohet më tej. Në takim do të marrin pjesë ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi, zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani (në lidhje nga Kosova), si dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë italiane.

Lidhur me marrëveshjen për qendrat e pritjes në Shqipëri, Meloni tha: “Kemi pasur disa probleme interpretimi të rregullave të reja, por po i tejkalojmë. Italia ishte vendi i parë që arriti një marrëveshje të tillë me një shtet jashtë BE-së. Ky është një model i ri për të trajtuar çështjet e emigracionit”, shkruan Corriere della Sera