Ballina Europë Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, ja sa akuza rëndojnë mbi...

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, ja sa akuza rëndojnë mbi të dyshuarin

8
0

Autoritetet gjermane kanë ngritur aktakuzë për vrasje dhe tentavië vrasje ndaj të dyshuarit për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg, ku pesë persona humbën jetën dhe 200 të tjerë u plagosën. I dyshuari, i identifikuar si Taleb A, një mjek 50-vjeçar nga Arabia Saudite, është ngarkuar me pesë akuza për vrasje, disa akuza për tentim vrasje dhe disa akuza për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore. Ai u paraqit para gjykatësit dhe u dërgua në paraburgim në pritje të gjyqit.

Sulmi ndodhi të premten, kur Taleb A përdori korsitë e emergjencës për të ngarë një veturë me shpejtësi të lartë nëpër tregun e Krishtlindjes, duke goditur njerëzit që ishin mbledhur për të festuar. Viktimat ishin katër gra dhe një djalë nëntëvjeçar.

Sipas autoriteteve, i dyshuari veproi i vetëm dhe aktualisht nuk ka prova se ka pasur të tjerë të përfshirë. Taleb A është njohur si aktivist kritik ndaj Islamit dhe ka shpërndarë akuza të çuditshme në rrjetet sociale dhe intervista, duke pretenduar se autoritetet gjermane nuk po bëjnë mjaftueshëm për të luftuar islamizmin. Megjithatë, hetuesit nuk kanë gjetur ndonjë indikacion që sulmi ishte i motivuar nga islami.

Deri tani, nuk është e qartë çfarë e shtyu atë të kryente sulmin, dhe zyrtarët janë të kujdesshëm në lidhje me arsyet politike të mundshme të veprimit të tij.