Qindra mijëra studentë, qytetarë, sindikata fermerësh mbushën dje rrugët e Beogradit në një protestë masive. Kërkesa e protestës ishte vënia para përgjegjësisë e fajtorëve lidhur me tragjedinë e Novi Sadit, disa javë më parë në Serbi, ku ra çatia e një stacioni treni dhe humbën jetën 15 persona.
Ajo që nxehu gjakrat ka qenë edhe sjellja e arrogante e autoriteteve. Gazetari nga Presheva, Valon Arifi dha më shumë detaje në Report Tv mbi këto protesta masive.
Arifi deklaroi se kjo ishte protesta më e madhe ndonjëherë në Serbi pas asaj të 5 tetorit 2000 kur ra nga pushteti Sllobodan Millosheviç.
”Filloi një grup i vogël studentësh dy javë më parë, dhe ndodhi kjo e djeshme ku ishin më shumë se 100 mijë pjesëmarrës. Po flitet protesta më e madhe ndonjëherë pas 5 tetorit 2000 kur u rrëzua Milloshevic.
Organizim i studentëve me pjesëmarrjen e partive opozitare. Iu bashkuan dhe shkollat e mesme në gjithë Serbinë. Dje kishte përkrahje masive nga gjithë qytetet e Serbisë. Kishte dhe në Nish dhe Novi Sad, por numri më i madh në Beograd”, tha ai.
Më tej, Arifi thotë se kërkesë tjetër e studentëve ka qenë edhe ngritja 20% e fondit për universitetet publike.
”Sipas deklaratës të pak më hershme, protesta do vazhdojë, nga nata e mbrëmshme u tha se dikush nuk do flejë siç duhet. Kanë kërkuar përgjegjësi për ata që e toleruan, për humbjen e 15 jetëve në Novi Sad.
Pas sjelljes arrogante të pushtetit me studentët dhe qytetarët, kanë ndryshuar kërkesat. Studentët kanë identifikuar policë serb që ushtruan dhunë, kërkesa tjetër është ngritja e 20% fondit për gjithë universitetet e Serbisë. Kërkesat mendoj se do ndryshojnë. Vuçiç e pranoi se protestat ishin në numër masiv. Shoqëria serbe nuk duhet polarizuar”, shtoi ai.
Protestat pritet të vijojnë dhe do i bashkohen edhe sindikata të tjera.
”Sot ishin disa sindikata deklaruan se do bashkohen disa aksione të ardhshme të studentëve. Sjellja arrogante i ka irrituar dhe më shumë qytetarët në Serbi.”