Ballina Ekonomia Çdo 30 minuta një tren nga Tirana në Rinas, ku do të...

Çdo 30 minuta një tren nga Tirana në Rinas, ku do të jetë stacioni i ri?

50
0

Vënia në punë e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës- Rinas është një nga projektet që do të “shpëtojë” trafikun e rënduar në këtë trekëndësh.

Nisur nga përqendrimi më i madh i popullsisë në këto zonë si dhe nga fluksi i lartë i pasagjerëve në aeroport, linja hekurudhore është një domosdoshmëri që nevojitet të vihet në punë sa më parë.

Tiranë-Durrës është zona me trafikun më të rënduar, deri në 100 mijë mjete në ditë qarkullojnë në këtë aks rrugor. Hapja e plotë e unazës së madhe, së bashku me zgjerimin që po i bëhet autostradës, si dhe projekti për bypassin e Tiranës do të japin një ndikim domethënës trafikut në këtë zonë. Por ajo që do të kishte efekt edhe më cilësor është demotivimi i qarkullimit me makinë. Ky demotivim do të vinte nga transporti hekurudhor, i cili vlerësohet se do të dekurajonte përdorimin e makinave në masën 30%. Udhëtimi me tren Tiranë-Durrës do të zgjasë për 24 minuta me gjithë ndalesat në Kashar, Vorë, Sukth, Shkozet dhe Durrës-Tiranë që janë stacionet e nisjes dhe mbërritjes. Ndërsa Tiranë -Rinas do të zgjasë 12 minuta. Do të kemi çdo 30 minuta një tren për në aeroport”, sqaroi Verdho gjatë një interviste në Vizon Plus.

Por ku do të jetë stacioni i trenit në Tiranës?

Stacioni qendror i trenit do të jetë te kthesa e Kamzës, por  ndërkohë edhe në ish-stacionin historik pranë bulevardit të parë. Projekti ka përfshirë një stacion më vetë për të qenë sa më i aksesueshëm për qytetarët.

Linja hekurudhore me një gjatësi 34 km do të jetë tërësisht e elektrifikuar.