Djordje Miketic, deputet opozitar në Serbi, njëherësh njëri ndër organizatorët e protestave në Beograd, ka thënë se “partneri kryesor i Vuçiqit është Albin Kurti”.
Sipas tij, lidhja e Vuçiqit është me liderë nacionalistë në rajon.
Miketic në një lidhje për Euronews Albania ka thënë se gjëja më e mirë për rajonin është që Vuçiqi të bie nga pushteti, dhe pas tij Albin Kurti.
“Problemi me Vuçiq është se ai fshihet sikurse bëri në 2008 dhe 2009 duke deklaruar se ishte një njeri proevropian, dhe Evropa i besoi kur erdhi në pushtet, por ai është bërthana e partisë së tij dhe çdo lëvizje që bën është kundër Bashkimit Evropian.
Ai nuk ka partner me shtetet rajonale, e vetmja lidhje që ka ai është me liderët e tjerë nacionalistë të rajonit si Dodik nga Republika Srspka, disa nacionalistë nga Kroacia, por partneri kryesor kundrejt Vuçiq është Albin Kurti, pasi kur ka pasur probleme mendoj se ata do të ishin në gjendje t’i telefonin njëri-tjetrit dhe të arrijnë marrëveshje. Gjëja më e mirë që mund t’i ndodh Serbisë e gjithë rajonit është që ALeksadar Vuçiq të bie nga pushtet dhe pas tij edhe Albin Kurti”, tha ai.