Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, ka thënë se është i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij kundër Empolit (3-2).
Skuadra nga Bergamo ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në Serie A duke arkëtuar edhe tri pikë të mëdha në garën për kreun e tabelës.
Strategu italian thotë se Atalanta bëri paraqitje të mirë dhe sipas Gasperinit, Atalanta po kalon në një formë të mirë.
“Golat ishin të gjithë shumë të bukur. Skuadra është në një moment besimi dhe moral të madh. Kjo energji që na rrethon është vërtet e fortë. Është një fitore e madhe”, ka thënë Gasperini.
Atalanta kryeson tabelën me 40 pikë, dy më shumë së Napoli.