Aktorja e njohur Egla Ceno ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram lidhur me skandalin që u publikua në një emision investigativ, ku drejtor i Teatrit Kombëtar, Altin Basha, u përfshi në akuza për shpërdorim të fondeve publike dhe veprime të tjera të dyshimta.
Ceno shprehet se “Zoti vonon, por nuk harron! Të vjedhësh në teatër duhet të jesh mashtrues i madh dhe mbi të gjitha i paudhë”, shkruan Ceno.
Në postimin e saj, Ceno thekson rëndësinë e moralit dhe integritetit në sektorin e kulturës, duke e cilësuar veprimin e vjedhjes në një teatër si një akt të turpshëm dhe të papranueshëm.