Ballina Bota Luigi Mangione deklaron se nuk është fajtor për akuzat për vrasje dhe...

Luigi Mangione deklaron se nuk është fajtor për akuzat për vrasje dhe terror në vrasjen e shefit të UnitedHealthcare

9
0

I dyshuari i akuzuar për vrasjen e shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare, është deklaruar i pafajshëm për 11 akuza për vrasje dhe terror.

Autoritetet thonë se Luigi Mangione qëlloi për vdekje Brian Thompson teksa po ecte për në një konferencë investitore në Manhattan, Nju Jork, mëngjesin e 4 dhjetorit.

26-vjeçari u akuzua zyrtarisht javën e kaluar nga prokurori i qarkut të Manhattan-it për shumë akuza për vrasje, duke përfshirë vrasjen si një akt terrorizmi.

Një grup i vogël protestuesish u mblodhën jashtë sallës së gjyqit më herët në temperatura nën zero, duke mbajtur pankarta që shprehnin mbështetje për të pandehurin dhe zemërim ndaj kompanive të kujdesit shëndetësor.

Në një pankartë shkruhej “MOHO, MBROJ”, një frazë që policia thotë se ishte gdhendur në gëzhoja në vendin e krimit.

Fjalët pasqyrojnë taktikat që siguruesit akuzohen se përdorin për të shmangur pagesën e dëmeve.

Pavarësisht se përballet me akuza për terrorizëm, Mangione është vlerësuar si një hero popullor nga disa amerikanë të cilët dëshpërohen nga kostot e mëdha të kujdesit shëndetësor, dhe fuqia e siguruesve për të refuzuar të paguajnë për disa trajtime.

I dyshuari u ndalua në një McDonald’s të Pensilvanisë pas një kontrolli pesëditor, duke mbajtur një armë që përputhej me atë të përdorur në të shtënat dhe një letërnjoftim të rremë.

Ai u ekstradua nga Pensilvania të enjten dhe u dërgua me shpejtësi në qytetin e Nju Jorkut.