Ballina Kulturë Pamje magjike nga Hajmeli, 250 besimtarë krijojnë skenën e lindjes së Jezu...

Pamje magjike nga Hajmeli, 250 besimtarë krijojnë skenën e lindjes së Jezu Krishtit! Shfaqja ‘Betlehemi i gjallë’ merr vëmendjen e qindra vizitorëve

8
0

Lindja e Krishtit na kujton historinë, sakrificën dhe shpresën, na kujton “Betlehemin e gjallë”, që Hajmeli e sjell në skenë me mjeshtri edhe pse të gjithë janë aktorë amatorë.

250 besimtarë katolikë, banorë të fshatrave Hajmel, Nënshat dhe Dheu i lehtë në bashkinë Vau i Dejës improvizuan lindjen e Krishtit ku secili aktron nën vatrat e zjarrit një zanat të lashtë– rrahjen e hekurit, poçerinë, bluarjen e miellit, krijimin e kandilëve të dritës, mprehjen e shpatave, apo mjekimin e plagëve të të sëmurëve.

Nën kujdesin e Etërve Kapuçinë të Dioqezës së Sapës, ata ofruan për vizitorët pamje mahnitëse, ku spikasin veshja, traditat dhe loja e bukur aktoriale. I gjithë ky organizim sjellë një mesazh te madh paqeje dhe dashurie…

“Betlehemi i gjallë” në natën e parë u vizitua nga 2 mijë qytetarë nga Shqipëria dhe shqiptarët e trevave në Kosovë e Mal të Zi.

“Betlehemi i gjallë” do të shfaqet sërish në datat 26 dhjetor dhe 2 janar 2025 në fshatin Hajmel të bashkisë Vau i Dejës