Ballina Aktualitet Reshje shiu dhe stuhi/ Pezullohet lundrimi i trageteve të pasagjerëve Durrës –...

Reshje shiu dhe stuhi/ Pezullohet lundrimi i trageteve të pasagjerëve Durrës – Bari dhe anasjelltas

9
0

Referuar parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën hidrometereologjike në Rajonin e Adriatikut, gjatë ditës së sotme si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit ka patur vonesa në mbërritje dhe proceset e bregëzimit të trageteve.

Kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se si pasojë e kushteve të paqendrueshme të motit trageti “AF Marina” i parashikuar për lundrim mesditën e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, (Itali) ka pezulluar nisjen deri në normalizimin e situatës.

Trageti “AF Franceska” do të kryejë lundrim pa pasagjerë si pasojë e kushteve të përkeqësuara metereologjike.

Në terminalin e kontenierëve proceset operacionale vijojnë normalisht dhe pa ndërpreje.

Ndërkohë që është pezulluar përkohësisht puna në terminalin e mallrave gjenerale dhe atë rifuzo si pasojë e erës së fortë dhe rreshjeve intensive.

Do ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim, ndërkohë që situata lundrimore pritet të normalizohet në orët në vijim…

Për çdo sqarim të mëtejshëm, adresohuni pranë kompanive të lundrimeve ose në adresën tonë zyrtare në rubrikën “Pasagjerët”, www.durresport.al