Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit zhvilloi këtë të hënë seancën në lidhje me dosjen e “Sterilizimit”.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se biznesmeni Ilir Rrapaj humb ndjenjat në seancën e GJKKO, teksa po mësonte se akuzat ndaj tij do të rëndoheshin. Togat e zeza kërkuan që SPAK të hetonte personat në hetim të përfshirë te “Sterilizimi” si grup i strukturuar kriminal.
Në seanca ka qenë i pranishëm edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai i është drejtuar trupës së gjyqtarëve dhe prokurorit të SPAK duke thënë: “Ku janë lekët që paskam vjedhur”? Duke iu referuar rikualifikimit të akuzave nga GJKKO.
Ilir Beqaj, biznesmeni dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, akuzohen si krijues të grupit kriminal.
Seanca gjyqësore për “Sterilizimin” është shtyrë për në datën 9 Janar, në mënyrë që të akuzuarit të kenë kohë të paraqesin konkluzonet.