Gazetari sportiv Bashkim Tufa foli në Max Sport në Euronews Albania për problemet që po kalon Tirana si në rezultate ashtu dhe në aspekte të tjera ku përflitet se ekipi ka dhe probleme financiare ku së fundmi është njohur dhe me vendimin e FSHF për bllokimin e merkatos.
Ndër të tjera Tufa tha se Tirana nuk e ka më si pronë stadiumin “Selman Stërmasi” pasi ai i ka kaluar një agjensie investimesh dhe sipas gazetarit do të prishet për tu ndërtuar një stadium i ri.
“Stadiumi “Selman Stërmasi” i është marrë Tiranës dhe i është dhënë një agjensie investimesh dhe ai stadium do të prishet dhe do të ndërtohet i ri nga fillimi.
Presidenti Refik Halili dhe Klubi Tirana nuk ka asnjë centimetër dhe asnjë të drejtë në këtë sipërmarrje që ka ndryshuar.