Ballina Europë Trafiku i mbetjeve drejt Shqipërisë, sekuestrohen 16 tonë nga kamioni në Ankona

Trafiku i mbetjeve drejt Shqipërisë, sekuestrohen 16 tonë nga kamioni në Ankona

10
0

Një kompani italiane dyshohet se tentoi të transportojë në mënyrë të paligjshme drejt Portit të Durrësit 16 tonë mbetje urbane.

Kamioni u bllokua nga autoritetet e Portit të Ankonës, ndërkohë që nga kontrollet e ushtruara kishte mangësi në dokumentacion.

Mediet italiane raportojnë se inspektorët konstatuan mospërputhje të dokumentacionit dhe në  kryerjen e kontrollit më të thelluar, verifikuan të kundërtën që ishte raportuar në deklaratën doganore.

Ngarkesës prej 16 tonë i janë kryer analizat që më pas u klasifikuan si të rrezikshme, ndërkohë që dërgesa duhej të ishte shoqëruar edhe me autorizimin paraprak të shprehur nga vendi pritës, pra Shqipëria.