Ballina Politika Turneu çiklistik “Giro d’Italia” vjen në Shqipëri, Rama: Do tu tregojmë vendin...

Turneu çiklistik “Giro d’Italia” vjen në Shqipëri, Rama: Do tu tregojmë vendin tonë 800 milionë spektatorëve

55
0

Shqipëria do të presë nisjen e turit çiklistik të njohur “Giro d’Italia” në vitin 2025. Në një deklaratë publike, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë ngjarje si një mundësi të madhe për të promovuar Shqipërinë në nivel global, duke theksuar se ky turne është një ngjarje me një ndikim të madh mediatik, me 800 milionë spektatorë që do të ndjekin garën në 200 stacione televizive në mbarë botën.

Ai theksoi se Shqipëria ishte në garë me shumë vende të tjera më të pasura dhe më të mëdha, dhe fakti që ka arritur të sigurojë konfirmimin për të nisur këtë ngjarje të rëndësishme është një arritje e madhe.

Sipas Ramës, kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të treguar bukuritë dhe atraksionet e Shqipërisë për një audiencë kaq të madhe, duke e shndërruar këtë ngjarje në një mundësi për të nxjerrë në pah potencialin turistik dhe kulturor të vendit.