Ballina Rajoni Vuçiq reagon pas moscertifikimit të Listës Serbe, ja çka thotë për Kurtin

Vuçiq reagon pas moscertifikimit të Listës Serbe, ja çka thotë për Kurtin

16
0

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai në një postim në Facebook lidhur me këtë çështje ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

“Albin Kurti po tenton të eliminojë kundërshtarin e vetëm politik në Kosovë, që është Lista Serbe”, shkruan ai.

Lista Serbe nuk u certifikua për zgjedhjet e vitit të ardhshëm gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Shkak për këtë janë vlerësuar thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë, Zllatan Ellek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

Ishin dy vota për, dy kundër, ndërsa, anëtarët e tjerë refuzuan të marrin pjesë në votim.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Sami Kurteshi kundërshtoi që ta votoj këtë parti, pasi që lëshoi një audio-incizim të kryetarit të listës, Zlatan Elek ku u dëgjua me thirrje kundër Republikës se Kosovës.