Ballina Politika Igli Cara: Shumica nuk zhgenjeu, pa transparencë dhe në limite kohore, miratoi...

Igli Cara: Shumica nuk zhgenjeu, pa transparencë dhe në limite kohore, miratoi miliona euro të destinuara të përfundojnë në xhepat e miqve të Rama-Sako & CO

121
0

Igli Cara ka reguar për mnëyrën qeshrake në të cilën është kthyer miratimi i buxhetit të Bashkisë së Durrësit, nga drejtuesit e saj. Ashtu si edhe herë të tjera, pa transparencë dhe në limite kohore sipas Carës është miratuar buxheti i cili duhej  t’i  shërbejë taksapaguesve durrsakë. Cara ka ironizuar se edhe këtë herë shumica nuk zhgënjeu duke treguar se është në shërbim të vetvetes dhe aspak të qytetarëve. Sipas Igli Carës kjo është Bashkia Durrës, që kujdeset për milionat e “inceneratorit” imagjinar, pa mundur të përcaktojë se kur do të përfundojë Rindërtimi. Ndërkohë ai është shprehur se: Miliona euro të destinuara të përfundojnë në xhepat e miqve të Rama-Sako & CO, duke zvarritur projekte, që duhet të kishin përfunduar vite më parë.

Postimi i plotë i Igli Carës

Pa transparencë dhe në limite kohore u miratua buxheti i radhës, që do të duhej t’i  shërbejë taksapaguesve durrsakë. Por, edhe kësaj here, shumica nuk zhgënjeu, duke treguar se është në shërbim të vetvetes dhe aspak të qytetarëve.

Miliona euro të destinuara të përfundojnë në xhepat e miqve të Rama-Sako & CO, duke zvarritur projekte, që duhet të kishin përfunduar vite më parë.

Pa harruar shpenzimet e luksit, që nuk mungojnë në asnjë buxhet të së majtës.

Kjo është Bashkia Durrës, që kujdeset për milionat e “inceneratorit” imagjinar, pa mundur të përcaktojë se kur do të përfundojë Rindërtimi.

Ta gëzojmë rikonstruksionin e Pallatit të  Kulturës, prej 5 milionë eurosh (megjithëse me një vlerë më të ulët, mund të ndërtohej një i ri), ndërsa  mbeten pa bonus qiraje dhe pa një strehë mbi krye qindra familje, 5 vite pas tërmetit! Asgjë e re nga Rama – Sako & CO!