Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë si shkak i një ngjarjeje që dyshohet se është aksidentale.
Policia njofton se 68-vjeçari kishte dalë për gjah, por arma e gjahut, të cilën ky shtetas e posedonte me leje. është shkrepur pa dashje.
Krumë/Informacion paraprak
Në fshatin Perrollaj, dyshohet se aksidentalisht është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi H. U., 68 vjeç, banues në fshatin Perrollaj, Has, i cili kishte dalë për gjueti.
Arma e gjahut, të cilën ky shtetas e posedonte me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.