Ballina Lifestyle Nicole Kidman shijon plazhin në Sydney, merr vëmendje me format e saj...

Nicole Kidman shijon plazhin në Sydney, merr vëmendje me format e saj trupore

48
0

Aktorja e njohur, Nicole Kidman, po vazhdon të befasojnë fansat me paraqitjet e saj.

Së fundi, aktorja 57 vjeçare, tregoi linjat e saj trupore të tonifikuara, derisa po shijonte një ditë me diell në plazhin e Sydney, Australi të dielën.

Bukuroshja bjonde kishte veshur një kostum të zi të ngushtë, teksa zhytej në oqean në plazhin Manly në plazhet veriore, shkruan Daily Mail.

Ndërsa flokët i thaheshin në diellin e verës, ylli i Big Little Lies zbuloi kaçurrelat e saj natyrale.

Nicole nuk ishte vetëm kur ishte në breg – asaj iu bashkua bashkëshorti i saj Keith Urban, si dhe vajza e tyre Faith Margaret, 13 vjeç.

Të pranishëm ishin edhe motra e saj Antonia, bashkëshorti i saj Craig Marran dhe vajza 26-vjeçare e Antonias, Lucia Haëley

Është hera e parë e aktores hollivudiane që kthehet në Sydney që nga vdekja e nënës.

Nicole ka qenë tepër e zënë kohët e fundit, duke bërë filma si Babygirl dhe duke luajtur në serialin Paramount + Lioness me Zoe Saldana.