Ballina Opinion Pse pronarët e vërtetë po lihen të vdesin dalëngadalë!

Pse pronarët e vërtetë po lihen të vdesin dalëngadalë!

74
0

Nga Leka Bungo

Letër e Hapur ministrit të Drejtësisë

Z. Ulsi Manja, Minister i Drejtesise

I nderuar zoti Ministër!

Këto radhë nuk ua kam drejtuar juve, sepse ju e dini prej kohësh përmbajtjen e tyre.

Madje sipas jush kjo është një ëështje që duhej të merrte zgjidhje për punë ditësh.

Mirëpo, meqenëse kanë kaluar më shumë se tridhjetë vjet dhe Agjensia e Kkthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk sheh asnjë arsye të zbatojë ligjin, ndoshta sepse varet nga Ministria që kontrollon zbatueshmërinë e tij, e pashë të udhës t’ia bëj me dije publikut se në vendin tonë ka  institucione që nuk i bën syri tërr as atëherë kur shkelin ligjn.

Shumë vite me parë kam hedhur në gjyq Agjensinë e trajtimit të pronave për kompensimin financiar që i takon sipas ligjit familjes sime.

Është fituar Gjyqi i Shkallës së parë. Është fituar edhe gjyqi i Apelit, vendimet e të cilit janë të detyrueshme për tu ekzekutuar.

Mirëpo Agjensia e Trajtimit të Pronave, e cila varet nga Ministria e Drejtësisë, nuk kishte asnjë arsye të trembej nga gjykata dhe të zbatonte Ligjin.

Kësisoj ishim të detyruar ta ëonim Ëështjen në Gjykatën e Lartë.

Derisa të bëhej gjyqi në Gjykatën e Lartë kishte kohë të vdisnin edhe tre trashëgimtarë të tjerë që prisnin prej vitesh të merrnin ato dy lek.

Më në fund erdhi dita dhe beteja u fitua edhe në Gjykatën e Lartë.

Ata që u gëzuan ishin shume pak, sese ndërkohë shumica e trashëgimtarëve kishin kaluar në Shish Tufinë, këta të gjorët nuk kishin asnjë arsye të gëzoheshin, në Shish Tufinë të vdekurit jetonin gratis, fatura e tyre i shkonte Zotit dhe nuk kishin nevojë për paratë e Agjencisë së Trajtimit të pronave.

Mirëpo edhe gëzimi i tyre që kishin mbetur gjallë gjersa fituan betejën në Gjykaten e lartë, u shua shpejt.

Me vendimin e Gjykatës së Lartë në dorë, ata vrapuan për të marrë paratë tek Agjencia e trajtimit të pronave.

Por nuk qe e thënë …

Në vend të parave atje morën përgjigjen e mëposhtme.

——

Për derisa keni fituar në Gjykatën e Lartë, ëështja e juaj është zgjidhur njëherë e përgjithmonë.

Madje nuk është nevoja të paguani as ryshfet sië ka ndodhur ndonjëherë në të kaluarën.

E vetmja gjë që kërkohet nga juve në këto momente është të bëni edhe pakëz durim.

Ju duhet të na mirëkuptoni se jemi të detyruar të respektojmë radhën e punëve.

Tani për tani emergjente është zgjidhja e problemeve me legalizimet.

Me fjalë të tjera, ata që kanë zaptuar pronat e të tjerëve dhe kanë bërë ndërtime pa leje, duhet të paisen me dokument pronësie sa më parë të jetë e mundur.

Në qoftë se nuk pajisen me dokument pronësie ata, konsiderohen hajdutë dhe me një numër kaq të madh hajdutësh nuk mund të hymë kurrë në Europë.

Kësisoj duke i shnëdrruar hajdutët në pronarë, numri i tyre pakësohet ndjeshem.

Në fund të fundit, detyra jonë është t’i zgjidhim ëështjet me radhë sipas ligjit; në fillim pronarët dhe pastaj juve ish-pronarët.