Ballina Editorial Shënime nga revolucioni!

Shënime nga revolucioni!

16
0

Nga Namir Lapardhaja

Mosbindja civile ka dështuar, por ka triumfuar mosbindja ndaj mosbindjes civile.

U thirr si protestë popullore, u shndërrua në protestë kundër popullit (të Tiranës).

Thërrasin qytetarët, nuk iu përgjigjen as militantët.

Në vend që të zmadhohej, opozita vijon tkurrjen.

Dëshira e popullit për ndryshim, u keqpërdor si kërkesë për riciklim.

Përfaqësuesit e opozitës në vend që të “zihen” me pushtetin, kanë filluar sherrin mes veti.

Përfaqësuesit e Ballukut në grupin e PD sulmojnë Veliajn,  përfaqësuesit e Veliajt akuzojnë kolegët e opozitës se po bëjnë lojën e Ballukut.

Të dy grupet konfirmojnë  vazhdimisht besnikërinë ndaj Doktorit.

U tha si asnjëherë më parë për nga masiviteti, por u pa si kurrë më pak se më parë.

Nuk protestohet para Kryeministrisë, por digjen goma para Bashkisë.

Përqafohen me kolegët socialistë, rrihen me gardën dhe policinë.

Garda dhunon gazetarët, por zbythet nga deputetët.

Policia merr zvarrë qytetarët, por i zë Flamuri me shkop në dorë.

Shahet populli me libër shpie, përfaqësuesit e popullit shajnë shërbëtorët e rendit me çfarë i mban pragu.

Thonë që po e bëjnë për popullin, por sytë i kanë nga hartimi i listës për deputetë.

Duan të rrëzojnë qeverinë, por kanë rrënuar opozitën.

Premtojnë se do të sulmojmë Surrelin, por nuk arrijnë dot as Selitën.