Ballina Politika “Shqipëria ty të do”, Kulluri ironizon Korreshin: Për të qenë deputet, duhet...

“Shqipëria ty të do”, Kulluri ironizon Korreshin: Për të qenë deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të..

51
0

Pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor, Edvin Kulluri ironizoi deputetin demokrat Saimir Korreshin në një emision televiziv. Me mbylljen e listave me 1/3 të tretën, Kulluri tha me ironi që Korreshi të bëhet deputet, do duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës.

“Që Korreshi të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit, o Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do. Mbyllja e listave është të godasësh sovranitetin popullor. Kriza që ka nisur në 2008 sot mori një noterizim që nuk duhej ta merrte pas kaq shumë vitesh që në e kemi ekspozuar krizën”, tha Kulluri