Ballina Kosovë Vjosa Osmani: Lista Serbe e angazhuar në akte agresioni dhe cenimin e...

Vjosa Osmani: Lista Serbe e angazhuar në akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës

46
0

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Lista Serbe është organizatë, e cila në radhët e veta ka individë të cilët vazhdimisht kanë kryer akte terroriste, akte agresioni, si dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Presidentja deklaroi se nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një institucion i pavarur kushtetues, i cili vendosë në mënyrë të pavarur.

Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional”, u shpreh Osmani.