Ballina Kronika 55-vjeçari bie nga lartësia e një pallati në ndërtim në Kamëz, transportohet...

55-vjeçari bie nga lartësia e një pallati në ndërtim në Kamëz, transportohet në spital

55
0

Një 55-vjeçar ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim ku punonte në zonën e Kamzës.

Sipas policisë, ai është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po vijon hetimet në vendin e ngjarjes për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e incidentit.