Ballina Politika Festa e Krishtlindjes/ Berisha: Magjia e kësaj dite të shndërrohet në frymëzim...

Festa e Krishtlindjes/ Berisha: Magjia e kësaj dite të shndërrohet në frymëzim për besimtarët

34
0

Kreu i PD-së Sali Berisha ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes nga katedralja e Shën Palit në Tiranë.

Berisha uroi që magjia e kësaj dite të shndërrohet në frymëzim, në forcë dhe mirësi për të gjithë besimtarët e Zotit.

Uroj të gjithë besimtarët katolikë, por edhe të gjithë besimtarët e Zotit se kjo është një ditë e shenjtë për çdo besimtar.

Dita në të cilën lindi hyji, burri që me jetën dhe mendimet e tij bëri më shumë se kushdo tjetër për moralin e qytetërimit perëndimor.

Aleanca e shqiptarëve me Vatikanin është aleanca më e hershme, më jetëgjatë në historinë e kombit shqiptar.

Pata një bisedë shumë të përzemërt, të hapur dhe njëherë uroj që magjia e kësaj dite të shndërrohet në frymëzim, në forcë dhe mirësi për të gjithë besimtarët e Zotit”, tha Berisha.